Kryeministri Isa Mustafa ka marrë pjesë në një shfaqje private në Ambasadën Amerikane në Kosovë të dokumentarit që tregon për betejën e komunitetit lezbikë, gej, biseksual dhe transgjinor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bashkë me të ka qenë edhe zëvëndësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj.
Në disa fotografi të publikuara nga autori i këtij dokumentari, Adriatik Kelmendi, shihet se kryeministri ka marrë pjesë në shfaqjen e këtij dokumentari të mbështetur nga Ambasada Amerikane në Kosovë e që do të shfaqet në KTV nesër në mbrëmje.
Edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie ka shkruar në “twitter” se është tejet i lumtur me të pranishmit në këtë shfaqje private të dokumentarit të titulluar “Beteja”./Insajderi.com