Insajderi
Lajme

Përfaqësues të AAK-së takohen me policinë për protestën e nesërme

Insajderi
13 May 2016 - 10:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Blerim Kuqi, dhe Sekretari Ekzekutiv, Valon Tolaj, sot u takuan me zyrtarë të Policisë së Kosovës, për t’i harmonizuar veprimet për mbarëvajtjen e protestës .

Duke u nisur nga fakti se protesta është shumë e madhe, dhe nesër drejt Prishtinës do të nisën mijëra automjete, Kuqi dhe Tolaj, kanë kërkuar mbështetjen e policisë, që qarkullimi tyre të jetë i papenguar dhe maksimalisht i lehtësuar, thuhet në një njoftim për media.

Policia nga ana e saj, është treguar e gatshme që të ndërmarrë krejt çka është e nevojshme, që protesta të përmbyllët e qetë, çka është edhe përcaktim i organizatorëve të saj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark