
Insajderi sot ka publikuar dëshminë e dhënë nga Fatmir Limaj në vitin 2005 në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë, ku kishte folur edhe për rastin e vrasjes së Enver Malokut dhe Sabri Hamitit.
Ish-komandanti i UCK-së, i njohur me nofkën “Çeliku”, përmes rrjetit social Facebook ka shkruar se ai e kishte përdorur me qëllim rastin e Enver Malokut në Hagë, në mënyrë që të zbardhë atë rast.
“E nderuara znj.Doruntina Maloku, ashtu siq edhe e keni përcjellur dhe lexuar dëshminë time në Tribunalin e Hagës të dhënë në maj të vitit 2005, unë asokohe qëllimisht në seancë të hapur gjyqësore kam folur për rastin e prindit tuaj të ndjerë z. Enver Maloku dhe të akademikut të nderuar z.Sabri Hamiti”, ka shkruar Limaj në Facebook.
Limaj gjithashtu tha që ai qëllimisht e kishte përdorur rastin e babait të Doruntina Malokut në Hagë, në mënyrë që t’i jepte një shtysë këtij rasti
“Unë e kam përdorur atë deklaratë të tij gjatë marrjës sime në pyetje nga ana e prokurorisë së Tribunalit të Hagës me qëllim që sado pak të ndihmoj në zbardhjen e këtyre rasteve, dhe poashtu me qëllimin dhe me shpresën që edhe juve si familje”, tha Limaj, raporton Insajderi.
Në intervistimin e kreut të NISMA-s në Hagë, ai ka thënë se në vrasjen e babait të deputetes së LDK-së ka marrë pjesë Lutfi Ajazi. Megjithatë, Limaj thotë se përpos kësaj, ai nuk di më shumë në këtë rast, dhe se nuk mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të vrasjes së Enver Malokut. /Insajderi.com