Bahtiri në takim me Kurtin: E respektojmë planin e Ahtisarit mbi kufijtë administrativ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri në takim me Kurtin: E respektojmë planin e Ahtisarit mbi kufijtë administrativ

    Insajderi
    13 May 2016 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-lideri i Lëvizës Vetëvendosje, Albin Kurti, ishte i interesuar të kuptojë më shumë për çështjen e rivitalizimit të Urës së Ibrit dhe kufijve  administrativ, si dhe për situatën aktuale politike në qytetin e Mitrovicës.

    Me këtë rast kryetari Bahtiri shpjegoi para deputeteve të VV-së, se sa i përket çështjes së kufijve administrativ midis Mitrovicës së jugut dhe veriut, do të respektohen kufijtë e përcaktuar me Pakon e Ahtisarit.

    kurti

    Kryetari Bahtiri e njoftoi Kurtin për zhvillimet aktuale në Mitrovicë, me theks të veçantë për rivitalizimin e Urës së Ibrit.

    “Kompania për rivitalizimin e Urës së Ubrit është përzgjedhur për të filluar punët dhe presim që brenda afatit të paraparë të behët implementimi i marrëveshjes. Sipas marrëveshjes së vitit të kaluar  rivitalizimi i urës duhet të përfundoj në fund të qershorit dhe unë besoj se kjo marrëveshje do të respektohet plotësisht” tha kryetari Bahtiri, njofton Veriu.info.

    Kurti me bashkëpunëtor i ofruan përkrahje kryetarit Bahtiri për të dy çështjet, duke potencuar se janë çështje më rëndësi jetike jo vetëm për Mitrovicën, por edhe për tërë Kosovën. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark