Berisha e quan Vokrrin legjendë të futbollit kombëtar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha e quan Vokrrin legjendë të futbollit kombëtar

    Insajderi
    14 May 2016 - 08:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka uruar Kosovën për pranimin në FIFA. Berisha ka thënë se ëndrra tashmë u shndërrua në realitet.

    “Një arritje tjetër e madhe e Republikës së Kosovës! Të dashur miq, sot Kosova u pranua si anëtare e Federatës Botërore të Futbollit. Legjenda e futbollit të kombit mbajti në këtë ceremoni një fjalim dinjitoz. Kjo është një arrije e madhe për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar”, ka thënë Berisha në Facebook.

    “Kjo arritje hap përfundimisht rrugën e shndërrimit në realitet të ëndrrës më të bukur sportive të kombit shqiptar; një komb një ekip! Armik i egër i kësaj ëndrre fisnike është mafia e shëmtuar ndërshqiptare. Urimet më të mira për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark