Lunacek: Serbisë nuk do t’i lejohet hyrja në BE pa e njohur Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lunacek: Serbisë nuk do t’i lejohet hyrja në BE pa e njohur Kosovën

    Insajderi
    14 May 2016 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, tha se është e sigurt se Serbia nuk do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian nëse së pari nuk e pranon Kosovën.

    “Unë jam njëri nga pak politikanët e lartë të BE-së që insiston se nohja e Kosovës është kusht për Serbinë”, tha mbrëmë Urlike Lunacek, në një forum të shoqërisë civile në Beograd.

    Zonja Lunacek, e cila është raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën, ka theksuar se nuk është armike e Serbisë, por përkundrazi dashamire e saj dhe beson se Beogradi ka bërë progres të konsiderueshëm në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

    Ulrike Lunacek tha se pret se anëtarësimi i Serbisë në BE do të bllokohet, jo për arsye të vërejtjeve të saj, por për shkak të përvojës së Bashkimit Evropian me Qipron.

    BE-ja në vitin 2004 e ka miratuar pranimin e Qipros, për të cilën ajo theksoi se nuk i kishte qartaz të definuar kufijtë, për shkak të okupimit të pjesës veriore nga Turqia.

    Prej atëherë, Qiproja e ka bllokuar kandidaturën e Turqisë për pranim në BE, për shkak të mospajtimeve territoriale.

    Duket se zonja Lunacek ka sugjeruar se kjo situatë mund të ndodhë me Serbinë, e cila Kosovën ende e konsideron pjesë të saj./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark