
Kur kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri në fillimin e protestës së thirru nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, po vazhdojnë thirrjet ndaj qytetarëve për t’iu bashkuar asaj.
Një thirrje të tillë e ka bërë edhe Burim Ramadani nga AAK, sipas të cilit, me pjesëmarrjen në protestën e sotme, qytetarët e Kosovës “dëshmojnë dashurinë e tyre për Shtetin me Dinjitet”.
Ramadani po ashtu ka thënë se në këtë protestë pret që Policia e Kosovës të dëshmojë se është e qytetarëve “duke respektuar plotësisht të drejtat kushtetuese” të tyre.
Dhe në fund, ai ka thënë se “u mbetet qeveritarëve të dëshmojnë përgjegjësinë e padëshmuar kushtetuese, politike dhe morale”.
Protesta do ët fillojë të orën 14 në sheshin Skënderbeu./Insajderi.com