Tetë fëmijë të braktisur deri më tani këtë vit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tetë fëmijë të braktisur deri më tani këtë vit

    Insajderi
    14 May 2016 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Viteve të fundit, interesimi për adoptimin e fëmijëve të braktisur apo pa përkujdesje prindërore, është më i madh krahasuar me periudhat paraprake.

    Interesimi vërehet jo vetëm nga familje kosovare, por edhe ato jashtë saj.

    Por, edhe numri i fëmijëve të braktisur vazhdon të jetë i lartë.  Vetëm gjatë vitit të kaluar, në Kosovë janë braktisur 46 fëmijë.

    Ndërsa, deri tani këtë vit janë braktisur tetë fëmijë.

    Donjeta Kelmendi, drejtoreshë e Koalicionit për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF, thotë se ka mungesë të punës për parandalimin e braktisjes së fëmijëve.

    “Ka mungesë të theksuar të punës në parandalim të braktisjes, ka moskoordinim të bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe ka paqartësi rreth procedurave për fëmijët e braktisur për zgjidhjen e statusit dhe adoptimin”, ka thënë ajo për Radio Evropa e Lirë.

    “Pra, nuk ka unifikim të procedurave ndërmjet komunave. Ka neglizhencë të afateve ligjore dhe kohore, e që është e dëmshme për mbrojtjen e fëmijëve të braktisur”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark