Insajderi
Lajme

Dega e PDK-së në Ferizaj: LDK po punëson njerëz në këmbim të votës

Insajderi
14 May 2016 - 13:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas PDK-së, koalicioni qeverisës në komunën e Ferizajt po punëson njerëz në sektorin e arsimit, në këmbim të votës për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Keqqeverisja aktuale po rekruton sa më shumë punëtorë, pavarësisht nga përgatitja e tyre profesionale, pavarësisht kontributit të tyre në rrafshin edukativo-arsimor, me rëndësi është rreshtimi në subjektet e tyre politike (LDK-AAK) dhe premtimi i votës për vitin e ardhshëm”, thuhet në reagimin e PDK-së.

PDK nëpërmjet një reagimi tha theksuar se arsimi ferizajas më shumë po i ngjan një kompanie të biznesit drejt falimentimit sesa institucioneve edukativo-arsimore.

“Punësimet e militantëve të partisë dhe akraballëkut, pa kritere-pa konkurs, keq e kanë goditur mësimdhënien e shkollës sonë në Ferizaj. Shembujt e tillë (blerja e votave), kemi me bollëk në çdo shkollë të Komunës së Ferizajt, kjo është loja dhe shërbimi më i keq që po i imponohet arsimit ferizajas, kur për një normë dërgohen nga dy mësimdhënës për të njëjtën lëndë, thuhet në reagimin e PDK-së në Ferizaj.

Sipas tyre, DKA-ja e Ferizajt, ka bërë aq shumë shkelje ligjore dhe është treguar mospërfillëse ndaj tyre sa që dikush duhet medoemos të përballet me drejtësinë, mos sot, nesër gjithsesi.

“Prandaj, kërkojmë nga MASHT-i që t’ia bëjë një inspektim të tërësishëm kësaj DKA-je, në mënyrë që të shihet njëherë e mirë gjendja faktike e arsimit ferizajas”, thuhet në reagim. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark