Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në përbërje të anëtarëve Betim Gjoshi e Adnan Rrustemi, po qëndrojnë në Republikën Dominikane.
Betim Gjoshi e Adnan Rrustemi po qëndrojnë në Republikën Dominikane për të vëzhguar zgjedhjet në këtë shtet që do të mbahen të dielën(nesër)
“Delegacioni i KQZ-së si pjesë e Misionit Vëzhgues Zgjedhor (MVZ) i formuar nga disa vende anëtarë të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-ËEB) pjesë e së cilit është edhe KQZ e Republikës së Kosovës, kanë zhvilluar takimet të ndryshme si dhe kanë parë nga afër përgatitjet para ditës së zgjedhjeve”, thuhet në një komunikatë nga KQZ-ja.
Misioni i Vëzhguesve Zgjedhor Ndërkombëtar janë pritur në takim nga Presidenti i Bordit Qendror të Zgjedhjeve, Roberto Marquez, i cili aktualisht është edhe Kryetar i A-ËEB’it, dhe nga presidenti i Tribunalit të Lartë për Zgjedhje, Mariano Rodriguez Rijo. Në këtë takim mirëseardhjeje, vëzhguesit janë njohur edhe me inovacionet në procesin zgjedhor.
“Para ditës së zgjedhjeve, anëtarët e KQZ-së së bashku edhe me vëzhguesit tjerë nga vende të ndryshme të botës, janë pritur në takim nga Presidenti i Republikës Domenik ane, Danilo Medina Sanchez, ndërsa më vonë kanë zhvilluar takime të ndara me Kandidatët Presidencial”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, grupi i vëzhguesve kanë marrë pjesë edhe në panele diskutimi me shoqërinë civile, analist politik, ekspert të zgjedhjeve nga Republika Domenikane dhe mysafirë nga shtetet tjera.
“Gjatë ditës së zgjedhjeve, Misioni Vëzhgues Zgjedhor do të përcjellin nga afër procesin e votimit në disa Qendra Votimi; mbylljen e votimit; numërimin e votave; dhe shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve”, thuhet në komunikatë.