
Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, tha se kusht për liberalimin e vizave është ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Këto deklarime Lunaçek, i tha në një konferencë për media teksa gjendet në vizitë në Kosovë.
’’Sa i përket statutit të Asociacionit mendoj që duhet të kryhet. Komiteti për të Drejtat Civile do të jep vendimin final për çështjen e krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërkaq une do ta përcjellë. Komunat janë aty, nuk kanë të bëjnë asgjë për shërbimin e qytetarëve në nivel kombëtar.’’
Lunaçek tha gjithashtu se vonesa për Asociacionin është shkaktuar ngase Qeveria dhe Kuvendi nuk kanë pasur përkrahje të mjaftueshme për ta përfunduar.
Megjithatë nuk la pa komentuar edhe çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi ku kjo e fundit tha se duhet të votohet në Kuvend, njofton Klan Kosova.
‘’Në procesin e bashkimit Europian kemi pasur raste që njëri kusht ka bllokuar tjetrin, por duhet të punojmë që këto probleme që kanë të bëjnë me kufi të mos na pengojnë në të ardhmen. Kufiri me Malin e Zi, është ai që ka qenë edhe në kohën e Jugosllavisë, kjo çështje do të votohet në Kuvend.’’