Jakup Krasniqi i përgjigjet Lunaçekut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jakup Krasniqi i përgjigjet Lunaçekut

    Insajderi
    16 May 2016 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratës së raportueses për Kosovë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, e cila sot gjatë ditës tha se opozita duhet ta mbështesë ratifikimin e marrëveshjes kufitare me Malin e Zi për të mos penguar liberalizimin e vizave.

    Krasniqi ka shkruar se përkundër angazhimit të Lunaçek për Kosovën, problemi nuk është të opozita, por të pozita e cila sipas Krasniqit “ka kohë që nuk është marrë seriozisht me asnjë çështje evropiane”.

    “Opozita, nëse kemi parasysh numrat, qeverisë nuk mund t’ia bëjë asnjë pengesë të vetme, pasi as edhe një votë e saj nuk e pengon në vendimmarrje. Ajo që kemi parë deri më sot nga koalicioni qeverisës, ata i kanë pasur dhe i kanë numrat për të marrë vendime në dëm të interesave të Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Për shkak të votës së dyfishtë, opozita edhe po të dojë, nuk mund t’i ndihmoj koalicionit qeverisës”, ka shkruar Krasniqi.

    Sipas tij, çështjen evropiane e kanë penguar dy koalicionet e fundit, madje edhe partia qeverisëse (LDK) kur ishte në opozitë e ka ndihmuar koalicionin paraprak që të pengoj rrugëtimin e Kosovës në integrimet evropiane, duke qenë pjesë e madhe në qeverisjen lokale.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark