Meucci: EULEX mbështetë të drejtat e komunitetit LGBTI - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Meucci: EULEX mbështetë të drejtat e komunitetit LGBTI

    Insajderi
    17 May 2016 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i EULEX-it në Kosovë, Gabriele Muecci, ka thënë sot në Ditën Ndërkombëtare të komunitetit LGBTI se të gjithë njerëzit janë të lirë të jetojnë pa frikë e pa dhunë pavarësisht nga orientimi I tyre seksual.

    “Në këtë ditë ne rikonfirmojmë se të drejtat për lezbiket, personat gei, biseksual, transgjinor dhe interseksual (LGBTI) janë të drejta të njeriut të cilat nënvizojnë dinjitetin e çdo personi. Të gjithë njerëzit, pavarësisht nga orientimi seksual i tyre janë të lirë të jetojnë pa paragjykime, frikë, dhunë ose diskriminim”, tha Gabriele Meucci, Shef i Misionit EULEX në Kosovë.

    “Unë do të doja të theksoj se EULEX-i e mbështetë mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBTI, si një pjesë e rëndësishme e sundimit të ligjit, duke u siguruar që këto të drejta të bazohen në parimet themelore të mos-diskriminimit dhe të mbrojtjes së plotë të agjencive për zbatimin e ligjit”, tha ai.

    Misioni i EULEX-it do ta shënoj mbështetjen e vet për trajtim të barabartë , tolerancë dhe respektim të diversitetit të komunitetit LGBTI në Kosovë duke e ngritur flamurin me ylber në të gjitha objektet e veta./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark