
Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që dyshohet se ka sulmuar met thikë një mashkull tjetër.
Shkaqet që kanë nxitur sulmin nuk janë bërë të ditura.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Njësiti policor ne vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar thikën me te cilën dyshohet te jete kryer vepra.
Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje, njofton policia.
Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar 12 persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Gjatë kësaj periudhe kohore janë shënuar edhe 61 aksidente trafiku, ku në 23 raste ka pasur të lënduar./Insajderi.com