Insajderi
Lajme

Kadri Veseli, qendërsulmues i përfaqësueses së Kosovës

Insajderi
17 May 2016 - 13:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari  i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, të cilin e ka përgëzuar për suksesin e Kosovës në anëtarësim në UEFA e FIFA.

Vokrri në këtë takim i ka dhuruar Veselit një fanellë të përfaqësueses së Kosovës me numrin 9, të cilën e ka veshur kryeparlamentari.

“Pata kënaqësinë e veçantë të pranoj fanellën e përfaqësueses së Kosovës nga Fadil Vokrri. Tanimë topi është në fushën tonë, na mbetet të përkushtohemi që me shpirtin tonë sportiv t’i dëshmojmë vlerat tona”, ka shkruar Veseli pas takimit me Vokrrin./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark