LDK: Ahmeti nuk e dëshiron garancionin për autobusët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK: Ahmeti nuk e dëshiron garancionin për autobusët

    Insajderi
    17 May 2016 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Degët e Lidhjes Demokratike e Kosovës në Prishtinë kanë reaguar ndaj një deklarate të Shpend Ahmetit, kryetar i Prishtinës, se Ministri i Financave dhe kryeministri janë duke e penguar blerjen e 51 autobusëve me kredi nga BERZh-i.

    Sipas këtyre degëve, Shpend Ahmeti dhe nënkryetari i tij, Dardan Sejdiu, kanë bërë shpifje lidhur me këtë çështje.

    Për më tepër, sipas tyre, “Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu sot nuk janë të interesuar që të marrin garancionin për 51 autobusët sepse ata nuk janë të zotë as të shpenzojnë si duhet buxhetin e Komunës, përkundër nevojave të qytetarëve”.

    LDK ka thënë se i mbështetë sqarimet e dhëna lidhur me këtë çështje më herët nga Ministri i Financave, Avdullah Hoti.  Hoti ditë më parë ka thënë se garancioni që po e kërkon Komuna e Prishtinës për të marrë kredinë në BERZH duhet të miratohen në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

    Por, Shpend Ahmeti ka thënë se një gjë e tillë tashmë ka ndodhur.

    “Sipas ligjit për Ndërmarrje Publike ku ndërmarrja merr vendime të vlerave të mëdha nevojitet autorizimi i aksionarëve (dy nga Kuvendi i Komunës, dhe një nga Kryetari) të cilët këtë autorizim e kanë nënshkruar në tetor të vitit të kaluar”.

    LDK përmes një komunikatë për media po ashtu ka akuzuar Shpend Ahmetin se nuk janë duke realizuar premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale.

    “Kush i pengoi tash e tre vjet të shtrojnë një rrugë si duhet, të realizojnë projektin e kifleve, 60 % e të cilave kthehen nga nxënësit si të pangrënshme, të bëjë një çerdhe, të pastrojnë rrugët nga bora, të mbyllin një kanal të ujërave të zeza në Kalabri, të rregullojnë një parking. Ku janë sot premtimet për ujë 24 orë, për ngrohje qendrore në çdo ndërtesë kolektive, për Prishtinën multicentrike, për ndërtesat kolektive për shërbyesit publikë, ku mbet pastrimi i qytetit që e ka kapluar papastërtia në të katër anët, ku janë nënkalimet në zonat e rrezikshme”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

    “Shpend Ahmeti dhe mëkëmbësi i tij e kanë kthyer Komunën e Prishtinës në buro projektimi të sulmeve fizike e verbale ndaj institucioneve të shtetit, duke punësuar dhe avancuar njerëz që sulmojnë stacionet policore, hedhin molotovë mbi policinë, njerëz me maska”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark