Jahjaga në marshin kundër homofobisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jahjaga në marshin kundër homofobisë

    Insajderi
    17 May 2016 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë sot në marshin e organizuar në Prishtinë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë.

    Gjatë marshit ajo ka mbajtur në dorë edhe flamurin e komunitetit LGBTI.  Ajo ka thënë se kushtetuta e vendit garanton barazinë për të gjithë, pa marrë parasysh orientimin seksual.

    “Sot mora pjesë në ecjen kundër homofobisë, për të përkrahur realizimin e të drejtave të secilit qytetar. Kushtetuta e Kosovës garanton barazinë, pavarësisht gjinisë dhe orientimit seksual, dhe unë edhe sot e shtoj zërin tim në përkrahje të dinjitetit të çdo personi për të jetuar i lirë dhe i pa diskriminuar”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook pas marshit.

    Të martën, dhjetëra persona kanë marshuar nga sheshi Skënderbeu deri tek Zahir Pajaziti për të shënuar këtë ditë.

    Qytetarët që iu bashkuan marshit kanë mbajtur në duar pankarta të ndryshme që bëjnë thirrje për respektim të të drejtave të këtij komuniteti.

    Mes tyre ka qenë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili me të arritur tek Sheshi “Zahir Pajaziti” ka braktisur marshimin duke mos u dëgjuar fjalimet e drejtuesit e tri organizatave Qendra për Barazi dhe Liri (CEL), Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendra për Emancipim Shoqëror (QESh)./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark