
Kështu kanë thënë sot në Mitrovicë, zyrtarë të Lëvizjës Vetëvendosje gjatë një tribune që u organizua në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, njofton përmes një komunikate VV-ja.
“Serbia po kërkon që të ndërrohet vija administrative, ashtu që i gjithë rripi përgjatë bregut verior të lumit Ibër, që përfshin fshatrat Suhadoll, Vinarc e Gushafc dhe lagjen e Doktorëve, t’i takojë Komunës në veri, dhe nëpërmes Çabrës të bashkoheshin me Komunën e Zubin Potokut”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes.
“Në këtë mënyrë, lumi Ibër do të shndërrohej në kufi natyral dhe Serbia do ta merrte nën kontroll të plotë Liqenin e Ujmanit dhe gjithë rrjedhën e lumit Ibër. Kjo është e papranueshme dhe tepër e rrezikshme jo vetëm për Mitrovicën por mbarë Kosovën”.
VV thotë se ky skenar do të ishte i rrezikshëm jo vetëm për Mitrovicën por edhe mbarë Kosovën. /Insajderi.com