KEDS dënon sulmin ndaj drejtorit të saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KEDS dënon sulmin ndaj drejtorit të saj

    Insajderi
    17 May 2016 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Distribucioni i Furnizimit më Energji Elektrike (KEDS),  ka dënuar sulmin ndaj Drejtorit të Rrjetit, Mehmet Koç.  Nëpërmjet një njoftimi për media ka thënë se sulmi ndaj drejtorit është mesazh i keq për investitorët e huaj.

    “KEDS dënon fuqishëm sulmin ndaj Drejtorit të Rrjetit, Z. Mehmet Koc, duke vlerësuar se ky sulm është mesazhi më i keq i mundshëm që mund të dërgojë Kosova te investitorët e huaj”, thuhet në reagimin e KEDS-it.

    KEDS u bënë thirrje autoriteteve të hetuesisë që ta hetojnë këtë rast.

    “Sulmi ndaj punëtorëve tanë është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që ta hetojnë këtë rast dhe të gjejnë personat përgjegjës të sulmit”, sqaron KEDS.

    Ai mbrëmjen e së hënës është sulmuar me gurë, dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka kërkuar trajtim mjekësor. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark