Gjuriq: Është absurde që Serbia të flasë për Demarkacion me Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuriq: Është absurde që Serbia të flasë për Demarkacion me Kosovën

    Insajderi
    17 May 2016 - 20:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Madje zyrtarët e Beogradit nuk pranojnë as ta diskutojnë një gjë të tillë.

    Sipas tyre, është  absurde dhe e pakuptimtë të flitet për demarkacionin ndërmjet Serbisë e Kosovës, pasi kufiri nuk ekziston.

    Madje sipas Marko Gjuriqit, shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ky kufi për për ta, as që do të ekzistojë ndonjëherë.

    Ai për mediat serbe tha se për Beogradin ekzistojnë vetëm bisedimet eventuale që do t’iu ndihmonin njerëzve të qarkullojnë e të mos presin në kolona, njofton lajmi.net.

    “Pozita e Kosovës është e bazuar në rezolutën 1244 të KB-së dhe për këtë arsye Neë – Yorku është vendi ku duhet biseduar për të dhe vendi nga ky e njohim botën për problemet e Kosovës” , ka thënë Gjuriq.

    Më pyetjen se si nga “5:0 në Bruksel”, Serbia arriti në 0:2 me anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe në FIFA, Gjuriq ka thënë se nuk duhet “folur në mënyrë cinike për bisedimet e gushtit”.

    “Kjo është krejtësisht diçka tjetër, kjo kurrë nuk ka qenë pjesë e bisedimeve, këtu shkelet e drejta ndërkombëtare, statutet e UEFA- e të FIFA –s dhe Serbia e FFS do të vazhdojnë të luftojnë kundër kësaj”, ka thënë Gjuriq. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark