Bahtiri: Jap dorëheqje nëse ndryshojnë kufijtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri: Jap dorëheqje nëse ndryshojnë kufijtë

    Insajderi
    17 May 2016 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kyetari i Komunës së Mitrovicës , Agim Bahtiri, ka thënë  se kufijtë e qytetit që ai udhëheq nuk do të ndërrohen. Sipas tij, nëse një gjë e tillë ndodh, ai do të japë dorëheqje.

    Kështu i pari i Mitrovicës, deklaroi në tribunën e organizuar në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje me temën “Ura mbi Ibër”.

    Bahtiri theksoi se nuk po mund të merret vesh për heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

    Ai ka shtuar se ura mbi lumin Ibër së shpejti do të rivitalizohet ashtu siç kishin rënë dakord së bashku me homologun e tij nga pjesa veriore. /insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark