Biznesmeni shqiptar del haptas homoseksual - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Biznesmeni shqiptar del haptas homoseksual

    Insajderi
    17 May 2016 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipërmarrësi dhe biznesmeni shqiptar, Elton Iliriani deklaroi publikisht sot orientimin e tij seksual si dhe u shpreh për vështirësitë që ndesh ky komunitet në Shqipëri.

    Ai ka lindur në Tepelenë dhe tregoi se gjatë jetës është përballur me vështirësi të ndryshme lidhur me pranimin e familjes për sa i takon të orientimit të tij seksual.

    “Unë drejtoj një qendër punësimi, por mbi te gjitha unë jam gay”, tha sot ai, më rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare të komunitetit LGBT, shkruan mapo.al.

    Ai kërkoi në ditën ndërkombëtare të ndërgjegjësimit ndaj homofobisë që të pranohet realiteti, për ata qe nuk flasin hapur mbi këto sjellje seksuale.

    Deklarata e tij u bë në aktivitetin për Indeksin e punësimit ku u dhanë çmime për biznesin që ka politikë antidiskriminimi. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark