Ferat Shala: Unë e kam drejtuar familjen Ramadani në EULEX për incizimin rreth 'vrasjes' [Video] - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferat Shala: Unë e kam drejtuar familjen Ramadani në EULEX për incizimin rreth ‘vrasjes’ [Video]

    Insajderi
    17 May 2016 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësministri Ferat Shala ka folur për herë të parë për akuzat që i janë bërë atij, duke e implikuar në vrasjen e familjes Hajra.

    Ai në emisionin “Republika” në Tribuna Channel ka treguar se familja Ramadani kishin kërkuar takim me të, para disa muajsh.

    Ky takim, sipas Shalës, fillimisht ishte thirrur si miqësor dhe për të kërkuar mbështetje për djemtë që janë në burg, të cilët pretendojnë se po mbahen pa faj.

    Më pas Shala ka rrëfyer se ata kishin deklaruar se posedonin një incizim në të cilin Shpresim Uka, pohon se Ferat Shala e kishte paguar një person për vrasjen e Hamzë Hajres dhe familjes së tij.

    Shala deklaron se ai kishte refuzuar të dëgjonte këtë xhirim dhe u kishte thënë atyre që për këtë gjë t’i drejtohen EULEX-it, gjë të cilën edhe e ka bërë familja Ramadani./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark