Haziri: Koalicioni LDK-PDK, koalicion i elefantëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Koalicioni LDK-PDK, koalicion i elefantëve

    Insajderi
    17 May 2016 - 23:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri tha se Kuvendi duhet të vazhdojë punën pa shikuar opozitën, pasi pozita ka shumicën, e cila duhet të vazhdojë me agjendën e zhvillimit.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se në koalicionin qeveritar në mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mosbesim, megjithatë PDK ka mësuar shumë nga LDK-ja.

    Ai për RTK-në ka thënë se ky koalicion është koalicion i elefantëve të dy partive të mëdha.

    Kurse, duke u ndalur te funksionimi i Kuvendit të Kosovës, Haziri tha se Kuvendit duhet të vazhdojë punën pa shikuar opozitën, pasi pozita ka shumicën, e cila duhet të vazhdojë me agjendën e zhvillimit.

    Sipas tij, LDK po kalon në një proces reformues, ku njerëzit e ri i kanë dyert e hapura.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark