Clinton shpall fitoren në Kentucky   - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Clinton shpall fitoren në Kentucky  

    Insajderi
    18 May 2016 - 08:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton, shpalli fitoren në Kentucky, ndërsa forcon pozitat e saj në garën për të marrë nominimin e partisë. Tashmë shumica e votave janë të numëruara dhe Clinton është para Sanders.

    “Ne sapo fituam Kentucky! Faleminderit të gjithë ju që votuat. Të bashkuar do të jemi gjithmonë më të fortë”, shkroi në “Twitter” Clinton.

    Në shtetin e dytë ku po votojnë demokratët, atë të Oregon, mediat amerikane raportojnë se udhëheq Bernie Sanders, por kjo fitore mund të vlejë vetëm për statistike pasi vështirë që diferenca me Clinton të përmbyset.

    Pikërisht për shkak të kësaj diference, mediat amerikane thonë se ndaj Sanders po shtohet gjithnjë e më shumë presioni për të braktisur garën, pasi shumë brenda partisë e shohin garën si ndarëse dhe që nuk i shërben interesit të kësaj force politike.

    Në krahun tjetër të spektrit politik, edhe republikanët votuan në Oregon, por kjo garë tashmë bëhet vetëm sa për të respektuar rregullat, pasi Donald Trump, i cili edhe doli i fituar, është i vetëm në garë për shkak të tërheqjes së rivalëve të tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark