Universiteti Veror fillon më 4 korrik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Universiteti Veror fillon më 4 korrik

    Insajderi
    18 May 2016 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoresha e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë në UP, Lumnije Bajrami, ka bërë me dije se edicioni XVI i Universitetit Veror Ndërkombëtar mbahet më 4 deri më 15 korrik në Prishtinë.

    Ajo ka thënë se, sikurse edhe në edicionet e tjera, edhe këtë vit ka pasur një interesim të madh të studentëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

    Në këtë edicion do të organizohen 11 kurse në të cilat ligjërojnë 11 profesorë ndërkombëtarë dhe 11 profesorë vendorë.

    Bajrami ka  thënë për “Epokën e re” se Universiteti Veror e ka arritur qëllimin e tij, sepse ka ndikuar ndjeshëm në procesin e ndërkombëtarizimit të UP-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark