
Sami Hamiti, udhëheqës i asamblistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka thënë se LDK-ja dhe Ministria e Financave nuk janë të interesuar ta bllokojnë projektin e autobusëve, porse i takon komunës që ta garantojë kredinë.
“Ndërmarrja Trafiku Urban është 100% komunale, është përcaktuar qartë se duhet të jenë linjat buxhetore të treguara. Unë uroj që trafiku urban ta kthejë atë kredi. Kur një kompani është qind për qind komunale garancionin duhet ta jep komuna,” ka thënë Hamiti.
Më tej, sic njofton Klan Kosova, Hamiti ka thënë se po bëhet propagandë nga ana e Komunës për autbosuët rreth bllokadës.
“Ne ju kemi thënë që t’i kryeni procedurat dhe ne e kalojmë. Cfarë do të ndodhte nësë 35 komunat e Kosovës marrin kredi dhe Qeveria jep garanci. Këtu po bëhet një propagandë se dikush po bllokon, ne po themi se obligimin tonë si Kuvend Komunal e kryejmë dhe ne e votojmë garancinë,” ka thënë Hamiti