Dy çiklistë lëndohen pas goditjeve nga veturat në 24 orët e fundit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy çiklistë lëndohen pas goditjeve nga veturat në 24 orët e fundit

    Insajderi
    18 May 2016 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka raportuar se janë shënuar dy aksidente trafiku, ku si pasojë e goditjeve nga veturat janë lënduar dy çiklistë.

    Një çiklist është goditur nga një veturë derisa ishte duke lëvizur në rrugë në Mitrovicë, dhe për pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore.

    Ai është dërguar për tretman në spitalin e Mitrovicës.

    Siç njofton policia, drejtuesi i automjetit ka qenë një qytetar i kombësisë serbe, ndërsa nuk është arrestuar.

    Një rast tjetër ku një veturë ka goditur çiklistin është raportuar në Vushtrri.  Edhe në këtë rast ciklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark