
Ahmeti e ka bërë një kronologji të ngjarjeve rreth autobusëve urbanë.
“Po Po Avdullah, unë kam premtuar autobusa, mandej i kam blloku 11 muaj, mandej kam ndikuar te ti mos me ju përgjigj komunës 9 muaj, e mandej kam ndikuar te qeveria mos me qit ne mbledhje te qeverise, e sot shyqyr qe Sami Hamiti e zhbllokoi premtimin tim. Krejt ne rregull!”, ka shkruar Ahmeti duke iu drejtuar me pyetjen e fundit “A po e nënshkruani tash?”, thuhet në shkrimin e Ahmetit në Facebook.
Ministri i Financave vetëm një orë më parë, përmes një deklarate meritat për përparimin e procesit të autobusëve ia la udhëheqësit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, nga radhët e LDK-së, Halim Halimit. /Insajderi.com