Insajderi
Botë

Aeroplani i EgyptAir zhduket mbi Mesdhe

Insajderi
19 May 2016 - 08:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aeroplan i kompanisë EgyptAir, që fluturonte nga Parisi për në Kajro, është zhdukur nga radarët.

Kjo kompani tha se në aeroplan ishin 56 udhëtarë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa aeroplani u zhduk nga radarët pak kohë pasi ka hyrë në hapësirën ajrore të Egjiptit, sot herët në mëngjes.

Pozita e fundit e njohur e aeroplanit të tipit Airbus A320 ishte mbi Detin Mesdhe.

Tashmë autoritetet e kanë filluar një operacion të gjërë të kërkimit për këtë aeroplan.

Në mars të këtij viti një aeroplan i po kësaj kompanie në fluturimin prej Aleksandrisë për në Kajro është rrëmbyer dhe është detyruar të fluturoj në Qipro, ku rrëmbyesi ka kërkuar të takohej me ish-bashkëshorten e tij.

Ai ishte dorëzuar pas gjashtë orësh./rel


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark