NATO-ja dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshjen për pranim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    NATO-ja dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshjen për pranim

    Insajderi
    19 May 2016 - 08:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mali i Zi dhe NATO-ja sot e nënshkruajnë marrëveshjen për pranim, duke e hapur rrugën që ky vend ballkanik të bëhet anëtari i 29 i aleancës.

    “Kjo është një ditë historike për aleancën, Malin e Zi dhe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha dje sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe ka shtuar se “zgjerimi i NATO-s me Malin e Zi konfirmon se dera e NATO-s është e hapur”.

    Pas Shqipërisë dhe Kroacisë, Mali i Zi është vendi i tretë ballkanik që anëtarësohet në NATO.

    Zoti Stoltenberg theksoi se në NATO ekziston “mbështetje e fuqishme” për anëtarësimin e Malit të Zi, përkundër kërcënimeve nga Rusia.

    Moska e konsideron lëvizjen e NATO-s gjithnjë e më afër kufirit të saj si kërcënim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark