Universiteti i Gjilanit nënshkruar marrëveshje me universitetin nga Italia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Universiteti i Gjilanit nënshkruar marrëveshje me universitetin nga Italia

    Insajderi
    19 May 2016 - 10:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rektori i Universitetit  “Kadri Zeka” dhe ai i  Universitetit Politeknik  “delle Marche” nga Ancona e Italisë kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi.

    Marrëveshja  hap mundësinë për bashkëpunim në fusha specifike midis dy Institucioneve si: shkëmbim të personelit të Universitetit dhe studentëve, shkëmbim të përvojave të tyre pedagogjike ( seminare, kurse , etj) , organizime të  debateve , takimeve  shkencore, konferencave, shkëmbim të botimeve që rrjedhin nga këto veprimtari dhe të tjera.

    Me këtë rast rktori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi,  ka thënë se marrëdhëniet  arsimore dhe shkencore mes universiteteve janë një instrument i domosdoshëm për njohjen e përvojave  reciproke për avancimin e njohurive dhe përhapjen e dijes.

    Ndryshe, në Universitetin Politecnica delle Marche në Ancona të Italisë është duke qëndruar një delegacion i dy Universiteteve të Kosovës, si pjesë e projektit EUFORIA

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark