
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ende nuk është qartësuar në tërësi e ardhmja e misionit të EULEX-it në Kosovës dhe se për këtë çështje do të bisedohet edhe në Bruksel.
Mustafa ka deklaruar se megjithatë disa përparime janë arritur dhe se përkundër vazhdimit të këtij misioni europian në Kosovë, institucionet e vendit do të marrin shumë kompetenca dhe hapësirë në sektorët ku bashkëveprojnë me EULEX-in.
“Jemi duke biseduar akoma dhe kemi arritur mjaft përparime, kanë mbetur edhe disa çështje që duhet flasim e të diskutojmë me Brukselin”, ka thënë Mustafa, njofton Klan Kosova.
“EULEX-i do të vazhdojë në disa fusha edhe më tutje por gjithmonë duke iu dhënë hapësirë për vendime organeve të vendit”.