
Kryetari Ahmeti, tha se puna e kryetarit e ka këtë të mirë kur kryen shërbime për më të mirët, e të cilët sipas tij janë fëmijët.
“Në lagjen Arbëria kur takova një nënë vetushqyese e cila më tregoi se e kishte lëshuar punën sepse nuk kishte pas mundësi që ta gjej një vend në çerdhe por në këtë rast një çerdhe me kosto të përballueshme. Nuk ishte problem një çerdhe ku mund të paguaj 150-200 euro por ishte një çerdhe me kosto të përballueshme gjë që ka qenë edhe një prej synimeve tona”, tha Ahmeti.
Kurse përfaqësuesi i BE-së, Libor Chlad, shpreson se ky objekt do t’i plotësojë nevojat e fëmijëve të cilët do të hyjnë në të.
“Është nder i posaçëm për ne që të jemi këtu në këtë përurim, në këtë ditë të bukur për implementimin e këtij projekti të bukur që është implemetnuar në suaza të projektit ‘Kosova e bukur’”, tha Chlad.
Po sot kryetari Shpend Ahmeti e ka vënë gurthemelin edhe për një çerdhe tjetër në lagjen “Kodra e Trimave”, e cila është projekt i komunës.
Çerdhja në “Kodrën e Trimave” kap kosto prej 495 mijë eurove, ka kapacitet prej 120 vendeve dhe pritet të përfundojë për 120 ditë. /Insajderi.com