Insajderi
Lajme

Clinton: Trump paraqet kërcënim për demokraci

Insajderi
20 May 2016 - 09:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja demokrate për presidente në Shtetet e Bashkuara, Hillary Clinton, thotë se rivali i saj republikan, Donald Trump, është “kërcënim” për demokraci dhe se është i pakualifikuar për ta udhëheqë Amerikën.

Në kritikën e saj më të ashpër deri tash, ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hilllary Clinton, mbrëmë i tha rrjetit CNN se ka konkluduar se Trump “nuk është i kualifikuar të jetë president i Shteteve të Bashkuara”.

Mëtutje, ajo theksoi se “kërcënimi që paraqet Donald Trump është aq dramatik për vendin tonë, demokracinë tonë dhe për ekonominë tonë”.

Zonja Clinton tha se komentet kundërthënëse të Trumpit për myslimanët e bënë më të vështirë për Uashingtonin të punoj me qeveritë në Lindjen e Mesme për ta luftuar terrorizmin.

Donald Trum,p, që kohëve të fundit i ka shtuar kritikat ndaj zonjës Clinton, nuk ka bërë komente të menjëhershme publike lidhur me kritikat në adresë të tij./rel


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark