
Detaje të reja kanë dalë nga Prokuroria pas hetimeve të nisura në lidhje me skandalin e ndodhur në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër.
Sipas Prokurorisë, një prej të miturave kishte shenja djegie në trup dhe mendohet se ato janë shkaktuar nga cigarja. Vajza e dhunuar kishte hematoma në disa pjesë të trupi, duke e thelluar edhe më tej skandalin dhe abuzimin ndaj të miturve.
Kjo ngjarje e tmerrshme u zbulua pas denoncimit të bërë nga Avokati i Popullit, ku tre vajza të mitura, përkatësisht 6, 8 dhe 11 vjeç ishin abuzuar. Mirëpo, hetimet e Prokurorisë po nxjerrin në dritë çdo ditë të dhëna të tjera tronditëse, njofton Gazeta Shqip.
Burime nga prokuroria bëjnë me dije se dosjes për abuzimet do i bashkëngjiten dhe verifikimet e reja. Sot pritet të dalin para gjykatës së Shkodrës për masën e sigurisë ish drejtoresha Albana Llazani dhe 4 edukatoret.