Gëzim Raci akuzohet nga Prokuroria për tregti me drogë nga Kosova në Zvicër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gëzim Raci akuzohet nga Prokuroria për tregti me drogë nga Kosova në Zvicër

    Insajderi
    20 May 2016 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Gëzim Raci, për veprën penale krim i organizuar.

    Prokuroria ka njoftuar se i pandehuri, akuzohet si organizator dhe mbikëqyrës i grupit kriminal të organizuar i cili duke qëndruar në Zvicër i ka drejtuar veprimet e këtij grupi duke dërguar nga Kosova dërgesa heroine për tregun e Zvicrës.

    Prokuroria pretendon se Raci ka siguruar dërgesat e heroinës dhe  ka organizuar edhe transportin e saj  në bunkerët e fshehtë të automjetit.

    “Anëtarët tjerë të këtij grupit kriminal gjatë viteve të mëparshme janë shpallur fajtore për këtë vepër penale dhe janë gjykuar, kurse i pandehuri G. R., ka qenë i kërkuar nga viti 2010, dhe në Kosovë është ekstraduar me datë 29 Prill 2016”, ka thënë Prokuroria në një komunikatë për media./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark