
Numri një i auto sportit botëror do ta vizitojë vendin tonë më 26 maj.
Kryeparlamentari Veseli, përkundër agjendës së tij të ngjeshur, ka shprehur gatishmërinë të takohet me numrin një të FIA-s. Todt do ta vizitojë Kosovën pak muaj pas pranimit të FASK-ut në Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit.
Francezi do të pritet edhe nga zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, duke marrë parasysh se vizita e tij përveç karakterit sportiv është e rëndësishme edhe në aspektin e sigurisë në trafik.
Kontribut të veçantë do të japë edhe familja Pacolli, e cila edhe më parë i ka ndihmuar sportit kosovar. Kësaj radhe FASK-ut i ka dalë në ndihmë me akomodimin e tij në Hotelin “Sëiss Diamond”.
Todt nga vendi ynë do të largohet në paraditën e 27 majit. /Insajderi.com