
Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), nëpërmes një komunikate, ka dënuar rëndë sjelljen skandaloze ndaj kryetares së degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla
Pozita e grave, sipas RrGGK-së, në partitë politike është e pavolitshme dhe dominojnë dukshëm burrat dhe se ata duhet të ikurajojnë gratëtë marrin pjesë, e jo t’i përjashtojnë ato
“Dihet mirë që pozita e grave është e pavolitshme në partitë politike ku dukshëm dominojnë burrat. Si rezultat ata duhet të inkurajojnë gratë të marrin pjesë e jo t’i përjashtojnë ato. Kjo bëhet përmes kulturës së komunikimit dhe sjelljes së mirëfilltë për të inkurajuar debat dhe komunikim demokratik, pasi që demokracia thërret dialog dhe jo dhunë”, thuhet nga RrGGK.
Si rezultat i kësaj, RrGGK del në përkrahje të Donika Gërvallës dhe dënon rëndë këtë sjellje skandaloze ndaj saj, duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin masat e duhura për kryesit e këtij rasti, si dhe të parandalojnë që raste të tilla të ndodhin në të ardhmen.