
Trepça dje hyri në Superligën e Kosovës në futbolli, pasi që është radhitur në vendin e parë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Gjatë ceremonisë së festimit ngritjes së kupës, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i dhuroi komplet fanellat ekipit, të cilit ua kishte premtuar dy javë më parë.
“Trepça” kishte përzgjedhur një kompani prestigjioze belge për t’i blerë fanellat, ndërsa pagesën e tyre e ka bërë kompania familjare e Agim Bahtiri që gjendet në Holandë, Green Mushroom Farm.
Komplet fanellat kishin kushtuar 3000 euro, të cilat Trepça do t’i vesh në sezonin e ardhshëm.
“Sot ishte një ditë e veçantë për mua, pasi që isha në takimin ku KF ‘Trepça’ u shpall kampion i Ligës së Parë dhe hyri në Superligën e Kosovës në futboll. Me këtë rast ua dorëzova edhe komplet fanellat e reja për gjithë ekipin, fanella të cilat i kishte përzgjedhur klubi. Komplet fanellat kanë kushtuar 3 mijë euro dhe janë paguar nga firma e familjes time Green Mushroom Farm”, ka shkruar Agim Bahtiri për Facebook./Insajderi.com