Papa i dedikohet Beratit nga Selia e Shenjtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Papa i dedikohet Beratit nga Selia e Shenjtë

    Insajderi
    22 May 2016 - 18:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuk ndodh shpesh që Papa Françesku, nga ballkoni në sheshin “Shën Pjetër” të Vatikanit, të shquajë në veçanti besimtarë që e ndjekin, por këtë herë, meshën tradicionale të ditës së dielë, Ati i Shenjtë e nisi me një përshëndetje të ngrohtë për një grup besimtarësh ortodoksë nga Berati.

    Predikimi i radhës së Papa Françeskut në Vatikan kishte si kryefjalë samitin humanitar, i cili është i pari i këtij lloji që do të mbahet në Ankara. Ati i Shenjtë shpreson që takimi i Turqisë të realizojë qëllimin përfundimtar: atë të shpëtimit të çdo jete njerëzore.

    “Ditën e hënë do të zhvillohet samiti i parë botëror dedikuar çështjeve humanitare, për të reflektuar mbi masat që duhen marrë për të zgjidhur situatat dramatike të shkaktuara nga konfliktet, problemet e mjedisit dhe varfëria e tejskajshme, shkruan Top Channel. Ne lutemi sot për të shpëtuar jetën e çdo qenieje njerëzore, pa përjashtim, sidomos të personave të pafajshëm dhe  atyre që janë të pambrojtur”, tha Papa Françesku./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark