
Mirëmbajtja e komunës së Ferizajt i’u besua kompanisë Metro-Park. Kjo kompani u kontraktua së fundmi edhe për disa punë të tjera, çka edhe solli reagim të PDK-së në këtë komunë, që aktualisht është në opozitë.
Përfaqësuesit e saj po akuzojnë kryetarin e komunës së Ferizajt,Muharrem Sfarqa se po i favorizon të afërmit e tij, me dhënien e tenderëve, njofton Klan Kosova.
Por këto akuza po i mohon kreu i Ferizajt, Muharrem Sfarqa.
Ndërsa drejtori i firmës Metro-Park, Rasim Vogoliqi, i kontaktuar nga Klan Kosova tha nëpërmjet telefonit se nuk ka asnjë afërsi farefisnore me kryetarin Sfarqa por arsyeja e vetme pse kompania e tij doli fituese e tenderit ishte çmimi me i lirë./Insajderi.com