Mariq - Qeverisë së Kosovës: S'ka më arsyetime, formojeni Zajednicën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mariq – Qeverisë së Kosovës: S’ka më arsyetime, formojeni Zajednicën

    Insajderi
    24 May 2016 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Pushtetit Lokal, Ljubmir Mariq, ka thënë se Prishtina zyrtare duhet menjëherë të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

    Mariq në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, ka deklaruar se tashmë serbët e Kosovës kanë pritur mjaftueshëm për themelimin e AKS-së, shkruan Klan-Kosova.

    Ai ka kritikuar edhe bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë, duke thënë se nuk po bënë sa duhet për implementim e këtij projekti.

    “Kemi qenë dëshmitarë dhe pjesë e krizës politike në Prishtinë, por tani nuk ka as kohë as argument që do ta shtyjë krijimin e komunave serbe”, ka thënë Mariq.

    Mariq, në intervistën e së martës, ka potencuar se pakica serbe po pret  me endje ditën kur në një kuvend të veçantë të themelohet Asociacioni, kundër të cilit është kategorikisht opozita në Kosovë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark