Insajderi
Lajme

Inva Mula: U ndjeva si në shtëpi në zyrën e Vuçiqit

Insajderi
24 May 2016 - 23:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Takimi mes sopranos së njohur shqiptare Inva Mula me ish-kryeministrin Aleksandar Vuçiq i cili pritet të jetë edhe më tej kryeministër i Serbisë,  ka bërë bujë në mediat serbe.

Në një raport të gjatë të gazetës “Danas”, thuhet se pas takimit, sopranoja shqiptare citohet të ketë thënë se ishte e tensionuar para takimit me Vuçiqin, por ka shkuar gjithçka mirë.

“Vuçiq që nga momenti i parë ishte shumë miqësor, i hapur dhe plot energji, kështu që unë u ndjeva si në shtëpi”,citohet të ketë thënë Mula, raporton Insajderi.

Flamuri kombëtar i prodhuar në Kinë ishte përdorur në takimin e Inva Mulës me Vuçiqin.

Ndërsa mandatari për krijimin e Qeverisë, Vuçiq, citohet të ketë thënë se është ndjerë krenar “që ka takuar një artiste kaq të madhe” dhe se e ka falënderuar Mulën që ka theluar marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë./Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark