Insajderi
Lajme

Mustafa kërkon ministrave të tij t’i dalin në ndihmë Ferronikelit

Insajderi
25 May 2016 - 11:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kërkuar nga ministrat e kabinetit të tij që t’i ndalin në ndihmë Ferronikelit.

Sipas tij, kjo kompani tashmë është private por Qeveria nuk mund ta anashkalojë atë marrë parasysh se aty janë të punësuar rreth një mijë punëtorë.

Ne si Qeveri nuk duhet të merremi me këtë firmë sepse është private, por megjithatë ajo numëron mbi 1 mijë punëtorë, ka thënë ai.

Ai ka treguar se Ferronikeli ka kërkuar ndërrim të tarifave të energjise dhe zhvendosjen e një rruge që lehtëson gërmimin për xehe.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark