Institucionet e kulturës kërkojnë mbi 4 milionë euro buxhet vjetor - Insajderi
×
Kulturë

Institucionet e kulturës kërkojnë mbi 4 milionë euro buxhet vjetor

Insajderi
04 January 2018 - 09:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Institucionet qendrore të kulturës i kanë kërkuar Ministrisë së Kulturës që për vitin 2018 t’ua financojë projektet me mbi 4 milionë euro.

Shtatë nga tetë institucione të kulturës kanë kërkuar ose planifikojnë të kërkojnë saktësisht 4 milionë e 117 mijë euro, shkruan sot Koha Ditore.

Secili prej institucioneve buxhetin e kërkuar e sheh si të domosdoshëm për realizimin e projekteve. Por realisht kjo shumë është dyfishi i asaj që Ministria e Kulturës është në gjendje ta ndajë për institucionet e saj vartëse.

Sipas Ligjit të buxhetit që është miratuar muajin që shkoi, në kategorinë e përkrahjes institucionale për kulturën – pos pagave, shpenzimeve komunale, projekteve kapitale, mallrave e shërbimeve – për subvencione dhe transfere janë në dispozicion 2 milionë e 85 mijë euro.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark