Insajderi
Lajme

NISMA, zyrtarisht parti e majtë

Insajderi
27 May 2016 - 17:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën ka shpërndarë në Facebook vendimin e KQZ-së, me të cilin Nisma për Kosovën tanimë po shndërrohet në parti me orientim të majtë politik.

“NISMA për Kosovën regjistrohet subjekt më i ri politik. Iniciativa qytetare “NISMA për Kosovës” pas dy vitesh funksionimi është shndërruar në parti politike të orientimit të majtë politik. Pas rrugëtimit dyvjeçar si iniciativë qytetare, nga sot, NISMA për Kosovën është shëndruar në parti politike”, thuhet në komunikatë.

Krasniqi ka shfrytëzuar rastin që t’u shpreh urimet e tij të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe votuesve të Nismës që i besuan dhe e fuqizuan subjektin.

“NISMA për Kosovës do t’i qëndroi besnik, anëtarësisë, kombit dhe atdheut! Urime!”, thuhet në fund. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark