Insajderi
Lajme

Ahmeti fton Lutfi Hazirin të shikojnë finalen së bashku

Insajderi
27 May 2016 - 18:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ftuar homologun e tij gjilanas Lutfi Hazirin për ta ndjekur finalen e Kupës së Kosovës e cila do vë përballë dy skuadrat nga qytetet respektove të kryetarëve, Prishtinën dhe Dritën.

Me këtë rast nuk ka munguar ftesa e kryetarit prishtinas, jo vetëm për Hazirin por edhe për të gjithë futbolldashësit kosovarë.

“Ftoj të gjithë adhuruesit e Prishtinës të bashkangjiten në përkrahjen e klubit tonë. Ftoj të gjithë dashamirët e futbollit dhe po ashtu edhe tifozet e Dritës për ta ndjekur lojen. Luta nuk e di a vjen por e ftojmë edhe atë”, ka thënë Ahmeti.

I pari i Prishtinës u ka bërë ftesë edhe tifozëve gjilanas, të cilët ka thënë se i mirëpret në Prishtinë.

Ai ka theksuar rëndësinë që ka ndeshja finale e Kupës së Kosovës për të dyja skuadrat, duke marrë parasysh se fituesi do të ketë të drejtë të garojë në Evropë. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark