Insajderi
Lajme

Sali Berisha përjashtohet për 10 ditë nga Parlamenti

Insajderi
27 May 2016 - 19:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka përfunduar mbledhja e Byrosë Parlamentare, ku ish-kryeministri Sali Berisha u përjashtua për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Kërkesa u bë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, pas deklaratave në Parlament të Berishës këtë të enjte.

Të majtët thonë se ligji dhe rregullorja është e njëjtë për të gjithë, ndërsa demokratët deklaruan se një grup brenda PS-së e kërkon Berishën jashtë Kuvendit.

Në një kohë të shkurtër, ky është përjashtimi i dytë me nga 10 ditë i ish-kryeministrit Berisha nga punimet e Kuvendit./TCH


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark