Insajderi
Botë

Rrufeja gati ua merr jetën 10 fëmijëve në Francë

Insajderi
28 May 2016 - 18:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njëmbëdhjetë njerëz, përfshirë 10 fëmijë, janë goditur nga rrufeja në një park në Paris, ndërsa gjashtë nga fëmijët besohet se janë lënduar seriozisht.

DailyMail shkruan citon Vincent Baladi nga autoritetet lokale të këtë thënë për televizionin TELE se “fatkeqësisht, 11 njerëz janë lënduar, 10 fëmijë dhe një i rritur i cili ishte duke i shoqëruara ata”.

Ndërkohë, shefi i zjarrfikëseve, Eric Moulin ka thënë: “Tre fëmijë dhe një i rritur janë në rrezik për jetë.”

Ai tha se incidenti ndodhi në Parc Monceau, në veri të qendrës së qytetit.

Rrufeja e goditi grupin e të rinjve përderisa ata ishin duke marrë pjesë në një festë ditëlindje në park rreth orës 3 pasdite.

Fëmijët, të cilët janë të moshës në mes të shtatë dhe 14 vjet, janë dërguar në spital të qytetit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark